LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Haalandit pasi Ronaldo e quajti veten golashënuesi më i mirë është bërë viral në internet

Reagimi i Haalandit pasi Ronaldo e quajti veten golashënuesi më i mirë është bërë viral në internet

Cristiano Ronaldo e ka cilësuar veten si golashënuesi më i mirë në botën e futbollit, teksa ishte duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Award, koment ky i cili shkaktoi reagimin e Erling Haaland.

Ronaldo në fakt ishte golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2023, pasi e mbylli vitin me 54 gola të shënuar për Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë.


Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të yjeve botërorë siç janë Harry Kane dhe Kylian Mbappe që shënuan 52 gola, ndërsa Haaland shënoi 50 sosh për Manchester Cityn dhe kombëtaren e Norvegjisë.

Por, kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve humbi shtatë ndeshje gjatë vitit të kaluar për shkak të lëndimeve, dhe po mos të ishte për to ndoshta ai do të kishte mundësi reale të mposhte rekordin e Ronaldos.

I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një "Ferrari" luksoz në koleksionin e tij të veturave
Lexo po ashtu I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një "Ferrari" luksoz në koleksionin e tij të veturave

Duke folur për këtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Ronaldo u kujdes që t’ua bëjë me dije të gjithë atyre që ishin të pranishëm rekordin e tij.

“Unë isha golashënuesi më i mirë dhe duhej të mposhtja luanët e rinj, siç është Haaland për shembull, unë jam shumë krenar”, ka thënë ylli portugez.

Teksa 38-vjeçari e shoqëroi komentin e tij me një buzëqeshje në fytyryë, kamerat më pas u rikthyen nga Haaland i cili në pamje të parë dukej i mërzitur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori