LAJMI I FUNDIT:

Reagim i ashpër i SHBA-së pas vdekjes së Navalnyt: Vdekja e tij shënon dobësinë e Rusisë

Reagim i ashpër i SHBA-së pas vdekjes së Navalnyt: Vdekja e tij shënon dobësinë e Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar lidhur me vdekjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny duke thënë se kjo nënvizon dobësinë e sistemit që presidenti rus Vladimir Putin e ka ndërtuar.

“Para së gjithash, nëse këto raportime janë të sakta, ngushëllimet tona i shkojnë gruas dhe familjes së tij”, deklaroi ai në konferencën e sigurisë në Mynih, duke shtuar se “Rusia është përgjegjëse” nëse konfirmohet vdekja, transmeton Telegrafi.


Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny
Lexo po ashtu Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny

Ndërkaq, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan deklaroi se SHBA-ja po përpiqet të konfirmojë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Është një tragjedi e tmerrshme, dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të dëmtuar kundërshtarët e saj, ajo ngre pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi këtu”, tha Sullivan.

Putin shfaqet i relaksuar dhe me duar në xhepa pas vdekjes së Navalnyt
Lexo po ashtu Putin shfaqet i relaksuar dhe me duar në xhepa pas vdekjes së Navalnyt

“Por unë nuk do të bëjë komente të mëtejshme për të derisa të mësojmë më shumë dhe ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive konfirmimin, pasi e di që është edhe familja e zotit Navalny. Dhe ne do të përcaktojmë prej andej se çfarë – çfarë do të vijë më pas”. /Telegrafi/