LAJMI I FUNDIT:

RDK: Ivanovi, mendësi e vjetër, që kurr nuk do të arrij të reformohet dhe reflektoj

RDK: Ivanovi, mendësi e vjetër, që kurr nuk do të arrij të reformohet dhe reflektoj

Rilindja Demokratike Kombëtare ka reaguar ndaj fjalimit të sotëm të kryetarit Gjorge Ivanov, duke e cilësuar si mendësi të vjetëruar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e tyre RDK-ja ”vlerëson se fjalimi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, edhe njëherë konfirmoi mendësinë e tij të vjetër, dhe se dëshiron deri në fund t’i qëndroj besnik kësaj mendësie që ka lënë pasoja të rënda për shtetin.


Sipas RDK-së, të vazhdojsh edhe më tutje të deklarojsh se Platforma e një shteti të huaj, është duke rrënuar karakterin unitar të vendit, edhe përkundër pasojave të rënda të kësaj retorike mashtruese, nuk është asgjë tjetër përpos një mendësi e vjetër, që kurr nuk do të arrij të reformohet dhe reflektoj, pavarsisht tentimeve për ndryshime në partinë opozitare maqedonase.

Të vazhdojsh të theksojsh se lajmet e rrejshme të qevirsjes aktuale janë duke rrënuar shtetin në përgjithësi, nuk është asgjë tjetër përpos mohim dhe ikje nga fakti se lajmet e rrejshme e kanë burimin pikërisht në partinë opozitare maqedonase, që ka qeverisur me shtetin për 11 vite. Këto lajme të rrjeshme kanë shkatërruar të gjitha institucionet e vendit, që tani kërkon angazhim të jashtëzakonshëm për riparimin e këtyre institucioneve.

Sipas RDK-së, të bëjsh krahasim nëmes krizës së refugjatëve nga Kosova të vitit 1999, me ngjarjet e rënda të Lagjes të Trimave, është e neveritshme që nuk i takon një presidenti të shtetit, dhe për këtë arsye shpresojmë se në vitin e fundit të tij si president, të thotë sa më pak fjalë, sepse vetëm në këtë mënyrë, kur ai hesht, shteti lëviz më mirë.”(sic)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori