LAJMI I FUNDIT:

RCC: Jemi të angazhuar për bashkëpunim ekonomik rajonal

RCC: Jemi të angazhuar për bashkëpunim ekonomik rajonal

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ishte i ftuar në takimet e Mini-Shengenit së bashku me BE-në, SHBA-në, Bankën Botërore, BERZH-in dhe Bankën Evropiane të Investimeve për të dëgjuar propozimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

RCC-ja thotë se është tërësisht e angazhuar ndaj bashkëpunimit rajonal.


“Me krenari ne bashkërendojmë dhe vëmë në zbatim Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Rajonale Ekonomike në Ballkan, siç na është kërkuar dhe miratuar si detyrë nga të 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor tre vite më parë në Samitin e Procesit të Berlinit në Trieste. Të gjashta ekonomitë e rajonit, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, janë pjesë e këtij procesi në bazë të kërkesës së parashtruar nga të gjashtë udhëheqësit e sipërpërmendur, si një projekt me anën e të cilit do të çohet përpara bashkëpunimi ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor, duke eliminuar barrierat sociale me lëvizjen e të rinjve, të profesionistëve, të aftësive dhe të novacionit në rajon”, thuhet në komunikatën e RCC-së, përcjell Telegrafi.

Për RCC-në bashkëpunimi rajonal është një histori gjithnjë e në zhvillim.

“Bashkëpunimi rajonal merr kuptim atëherë kur objektivi përfundimtar është integrimi në BE. Meqenëse zgjerimi ka të bëjë me lidhjen e tregjeve dhe njerëzve me njëri-tjetrin, ne besojmë se çdo iniciativë që çon në heqjen e përfundimtare të barrierave brenda rajonit tonë, është tërësisht e domosdoshme dhe, si e tillë, duhet të merret patjetër në konsideratë. Për këtë arsye, ne jemi gjithnjë të vëmendshëm, duke i mbajtur sytë dhe veshët hapur, për çdo propozim që mund të vijë nga secila prej ekonomive të rajonit. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori