Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka marr pjesë në ceremoninë e festimit të 20-vjetorit të Skemës së Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme).
Bislimi tha se ky projekt ka ndihmuar nё transformimin e administratës publike të Republikës së Kosovës duke qenë më shumë se thjesht një bursë, por edhe katalizator i zhvillimit tё institucioneve tona ashtu edhe vetë individёve tё pёrfshirё.
“Programi i skemёs sё Profesionistёve tё Rinj, pёrgjatё 14 raundeve tё organizuara nё dy dekadat e fundit ka mbёshtetur mbi 440 të rinj e të reja duke u mundёsuar atyre tё ndjekin studime të avancuara jashtë Kosovës. Pastaj, tё aplikojnё njohuritё e pёrfituara nё institucionet tona publike duke kontribuar kёshtu në ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe më të afërt me standardet evropiane.” tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Ai shtoi se skema ka luajtur një rol me rёndёsi në avancimin e shumë proceseve kyçe brenda administratës publike, si një investim që vazhdon tё prodhojё institucione më të forta dhe procese më efikase. Theksoi se që nga raundi i XI-të, skema tashmë është e bashkëfinancuar edhe nga Qeveria.
“Ky program është plotësisht në linjë me prioritetet e Qeverisë për fuqizimin dhe arsimimin e të rinjve. Ne kemi rritur mbështetjen financiare dhe politike për këtë skemë, duke theksuar rolin qё ia atribuojmё në ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike. Padyshim, sukseset, ndikimi i punës dhe angazhimi i bursistëve vërehet gjithandej, jo vetëm në administratë, por edhe në sektorët e shoqërisë civile, akademisë dhe biznesit privat.” u shpreh zëvendëskryeministri.
Në përfundim ai falënderoi partnerët që ndihmojnë në mundësimin e programit, veçanërisht Bashkimin Evropian, gjersa rikujtoi dhe hapjen e raundit të XV-të të skemës, duke i ftuar të rinjtë të aplikojnë për të shfrytëzuar 40 bursat nga thirrja e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shaqiri: Qeveria fatkeqësisht refuzoi amendamentet tona për Komunën e Likovës

Kos: Maqedonia e Veriut ka një mundësi dhe përgjegjësi historike për të ndërmarrë një hap vendimtar drejt BE-së

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë