LAJMI I FUNDIT:

Raufi: “Lagja e Trimave” është konstrukt i funksionarëve të DSK-së dhe BSP-së

Raufi: “Lagja e Trimave” është konstrukt i funksionarëve të DSK-së dhe BSP-së

Seancë e re u mbajt sot për procesin gjyqësor për rastin “Lagja e Trimave”, ku mbrojtja dha fjalën përfundimtare.

Avokati Naser Raufi në fjalën e tij përfundimtare tha se gjithë rasti është konstrukt i funksionarëve të lartë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byronë për Siguri Publike (BSP) si dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se për t’u dëshmuar pafajësia e të akuzuarve, duhen përgjimet telefonike të PSP-së, të cilat sipas tij janë thelbësore në zbardhjen e të vërtetës.

Gjykimi për “Lagjen e Trimave” filloi në shkurt vitin e kaluar. Në këtë rast akuzohen 37 persona për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste./Telegrafi/