LAJMI I FUNDIT:

Rastin Babtshenko, një tjetër “fake news”: Shfaqja e rrezikshme dhe e pakuptimtë e Ukrainës

Rastin Babtshenko, një tjetër “fake news”: Shfaqja e rrezikshme dhe e pakuptimtë e Ukrainës

Autoritetet e sigurisë në Ukrainë i paraqitën botës një krim, që nuk kishte ndodhur. Vetëm zbardhja e plotë e rastit e shpëton tani Ukrainën.

Rrallë si në këtë mënyrë gëzimi për faktin që dikush jeton ndërlidhet me kaq shumë habi dhe madje tronditje. Në mënyrën më të keqe të mundshme, opinioni u gënjye aq shumë saqë shumë ukrainas tani tundin kokat nga mosbesimi, e gjithashtu edhe vëzhgues dhe miq nga vende të tjera. Vrasja e supozuar e gazetarit rus në Kiev, kritik ndaj Kremlinit, Arkady Babchenko, ishte një inskenim pas të cilit fshihej edhe shërbimi sekret ukrainas.


“Me gjasë u pengua me këtë një komplot vrasjeje i gazetarit dhe personave të tjerë, që kryhej me porosi të Rusisë”, u tha në Kiev. Por, provat që shërbimi sekret dhe prokuroria ofruan janë të vakëta. Për shembull një video se si një organizator i vrasjes arrestohet në rrugë, apo se si shkëmbehen para fshehurazi. Fytyrat nuk duken në këto video. Vetëm fjalët dëgjohen.

E qartë është që gazetari Babchenko me vetëdije luajti rolin e statistit në një aksion të shërbimit sekret. Ai lejoi të fotografohej në pellg gjaku. Fotoja e pushtoi botën, për të dokumentuar një vrasje të cilën jo vetëm autoritetet, por edhe politikanë qeveritarë në Kiev për 20 orë me radhë ia paraqitën botës. Qëllimi i aksionit për të arritur vëmendjen maksimale ishte i dukshëm. Në të njëjtën kohë edhe një histori e gënjeshtërt, një fake story që iu servir edhe presidentit federal gjerman, Steinmeier, në ditën e vizitës në Kiev nga mikpritësit.

Lajmi i keq që nuk ishte lajmi i vërtetë hodhi hije jo vetëm mbi vizitën në Ukrainë të Frank-Walter Steinmeierit. Besueshmëria e politikës ukrainase, si brenda dhe jashtë vendit është vënë tani në provë si asnjëherë tjetër më parë. Sigurisht për të zbardhur vrasjet apo penguar ato, janë të nevojshme hetimet dhe ruajtja e sekretit. Kjo vlen edhe më shumë kur Ukraina prej katër vjetësh ndodhet e ekspozuar ndaj agresionit ushtarak rus, të cilin Kremlini e zhvillon me metoda të rafinuara, kryesisht në Donbas, por edhe me mashtrime politike dhe lajme të rreme.

A duhet që Ukraina të kundërpërgjigjet me të njëjtat metoda? Duhet tani të mashtrosh opinionin duke inskenuar edhe vdekjen? Ishte e nevojshme t’i fusje këtë tmerr zie familjes, miqve dhe të njohurve të Babchenkos? Çfarë provash të tjera kundër autorëve të dyshuar dhe porositësve në rastin e gazetarit kanë prokuroria dhe shërbimi sekret që e justifikojnë këtë mashtrim?

Ukraina duhet të zbardhë këtë rast në mënyrë urgjente dhe kundrejt vendeve partnere të saj, edhe Gjermanisë. Pas Steinmeierit shkon për vizitë në Ukrainë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Kievi duhet ta përdorë këtë rast.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë imazhi i Ukrainës do të dëmtohet edhe më shumë se tani, kur vendi vuan nga mungesa e reformave dhe ku lufta kundër korrupsionit ka ngecur. Të shpresojmë që politika ukrainase e ka të qartë se po vihet në lojë besueshmëria e saj. Rasti Babchenko ka shkaktuar irritime jo vetëm në Ukrainë, por në masë të madhe edhe në botë. Këtu mund të ndihmojë vetëm zbardhja e plotë.

Në trend

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori