LAJMI I FUNDIT:

Rasti i rrahjes brutale të Nikola Sanduloviqit – çfarë dihet deri më tani?

Rasti i rrahjes brutale të Nikola Sanduloviqit – çfarë dihet deri më tani?

Rasti Sanduloviq tashmë mund të klasifikohet si një ngatërresë misterioze politike – si u gjend lideri i një partie politike margjinale në qendër të mosmarrëveshjes serbo-kosovare?

Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola Sanduloviq ka publikuar në platformën X një video të vizitës së tij në varrezat e familjes Jashari në Kosovë, ku ka vendosur kurorë dhe ka kërkuar falje për vrasjen e 50 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit, një prej themeluesve të UÇK-së.


Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Sanduloviqi po dërgohet nga spitali në burg
Lexo po ashtu Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Sanduloviqi po dërgohet nga spitali në burg

Presidenti i Partisë Republikane u arrestua një ditë më vonë dhe përfundoi në paraburgim për shkak, siç njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Nish, “dyshimi për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, raporton DW.

Avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, deklaron se “Sanduloviq është marrë në pyetje për katër orë në ambientet e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), dhe gjatë kësaj kohe është rrahur brutalisht”, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se disa herë ka humbur ndjenjat dhe në fund i është pjesa e djathtë e trupit, ndaj është dashur të transferohet në Akademinë Mjekësore Ushtarake, transmeton Telegrafi.

Ai u ndalua në Nish pa u marr në pyetje, shpjegoi avokati i tij, sepse Burgu Qendror në Beograd tha se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ai nuk mund të transportohet në Nish. “Arsyeja e caktimit të paraburgimit është rreziku i përsëritjes së krimit, i cili është i pakuptimtë. Ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shtatë vjeçar. E gjithë kjo nuk është sipas ligjit”, tha avokati Stojkoviq.

Vulin dha urdhër?

Meritën për arrestimin e politikanit e mori Aleksandar Vulin, tashmë ish-drejtor i BIA-s, i cili njoftoi se “Nikola Sanduloviq u ndalua me urdhër të tij nën dyshimin se ka punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e Kosovës dhe për të cenuar rendin kushtetues të Serbisë”. Vulin deklaroi se ndalimi është kryer me urdhër të tij, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

“Nëse Sanduloviq do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë atë. Nëse ai do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do të kishte ardhur për të. Me vendosjen e kurorës me lule në varrin e vrasësit të serbëve, Adem Jasharit, Sanduloviq është ndaluar vetëm me urdhër timin dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit”, ka thënë Vulin, i cili “i ka kërkuar falje Serbisë” që nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se kaq.

BIA thotë se nuk e ka rrahur brutalisht Sanduloviqin, por paralajmëron secilin që promovon pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu BIA thotë se nuk e ka rrahur brutalisht Sanduloviqin, por paralajmëron secilin që promovon pavarësinë e Kosovës

Avokati Çedomir Stojkoviq beson se deklarata e Vulinit është “gënjeshtër dhe tentativë për të marrë përgjegjësinë”, sepse, siç thotë ai, “Vulin u detyrua të jepte dorëheqjen dy muaj para postimit të diskutueshëm në Twitter, dhe kjo është një deklaratë e dakorduar mes Vuçiqit dhe Vulinit, të cilët tani mund të marrin përsipër (në mënyrë të rreme) të marrë përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandër Vuçiqit”.

Hungarezët, Trumpi, rusët dhe këngëtarët folklorikë


Nikola Sanduloviq është padyshim një personazh kontrovers politik dhe publik, i cili ka një histori të gjatë të performancave të tepruara. “Partia Republikane – Republikanus Part” është e shënuar në Regjistrin e Partive Politike si parti që përfaqëson interesat e pakicës kombëtare hungareze në Serbi.

Edhe pse Sanduloviq publikisht mbështet Donald Trumpin dhe është pro anëtarësimit në NATO, në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, drejtori i Partisë Republikane mori pjesë për para në mbledhjen e nënshkrimeve të falsifikuara për Partinë e Bashkuar Ruse, prandaj u arrestuan disa njerëz të njohur dhe këngëtarë.

Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali
Lexo po ashtu Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali

Marsin e kaluar, në emër të Partisë Republikane, Sanduloviq nënshkroi një marrëveshje me Faton Kurtin, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, e cila parashikon njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe hyrje të përbashkët në BE dhe NATO.

Ai mori vëmendje më të gjerë mediatike në vitin 2014 kur ndërpreu prezantimin e kryeministrit të atëhershëm, Aleksandar Vuçiq në amfiteatrin e London School of Economics. Ai u prezantua si ish-këshilltar i Zoran Gjingjiqit, megjithëse zyrtarisht u regjistrua se ai ishte vetëm pjesë e sigurisë së Gjingjiqit për një periudhë. Ai tundi një disk në të cilin, tha ai, kishte dëshmi të parregullsive zgjedhore. Fjala vjen, në vitin 2001, Sanduloviq përfundoi në Librin e Bardhë të MPB-së së Serbisë, si pjesëtar i grupit kriminal Zvezdarska.

Mysafir i nderuar i Kosovës

Edhe pse ai drejton një organizatë të vogël politike, Nikola Sanduloviq krenohet publikisht me lidhjet e tij të forta me republikanët amerikanë dhe ai është i mirëpritur në një nivel të lartë edhe në Prishtinë. Vitin e kaluar në muajin shkurt ai u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe është interesant fakti se në lajmet thuhet se me atë rast ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Adem Jashari. Prandaj, mbetet pyetja nëse postimi i fundit i Sanduloviqit është në të vërtetë video e vitit të kaluar, të cilën për disa arsye e ka postuar vetëm tani, dhe nëse nuk bëhet fjalë për një vizitë të fundit.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar, siç tha ai, “rrahjen e ashpër” të liderit të Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviq, “nga shërbimi sekret serb” dhe ka vlerësuar se “ky është tregues se çfarë do të ndodhë me qytetarët e Serbisë nëse guxojnë ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim”.

Kurti: Thellësisht i shqetësuar pas raportimeve se Sanduloviq është paralizuar pas rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb
Lexo po ashtu Kurti: Thellësisht i shqetësuar pas raportimeve se Sanduloviq është paralizuar pas rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se lideri i opozitës serbe, Nikola Sanduloviq është i paralizuar për shkak të një rrahjeje të rëndë nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Reagime nga BE dhe Londra

Siç raportojnë mediat, institucionet e Bashkimit Evropian janë duke e monitoruar situatën në lidhje me Nikolla Sanduloviqin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero thotë se “është e rëndësishme që faktet të jenë plotësisht të qarta për rastin. Presim që të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm se është kryer një vepër penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet përkatëse”.

Për rastin ka folur edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili së fundmi ka vizituar Prishtinën. Duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, për arrestimin e Sanduloviqit, Cameron tha se ishte në dijeni të këtyre raporteve dhe vlerësoi se ato janë “jashtëzakonisht shqetësuese”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori