LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Karaçeva”, shkon në 59 numri i të arrestuarve

Rasti “Karaçeva”, shkon në 59 numri i të arrestuarve
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan ka mbajtur një konferencë për media kur është bërë i ditur rezultati i aksionit të zhvilluar sot, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, në disa rajone të Kosovës, përfshirë rajonin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Podujevës, Pejës, Suharekës dhe Vitisë, ku sot janë arrestuar edhe 22 persona.

Në komunikatën për media kjo prokurori njofton se aksioni i sotëm është vazhdimësi i aksionit të Karaçevës të zhvilluar më 18 shtator, i cili ka rezultuar me arrestimin e 37 personave.

“Operacioni i sotshëm është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në lokacionet e lartcekura janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Si rezultat i aksionit të sotshëm janë ndaluar gjithsej 22 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohen masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjilan, 01 Tetor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media, lidhur me aksionin e zhvilluar sot, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, në disa rajone të Kosovës, përfshirë rajonin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Podujevës, Pejës, Suharekës dhe Vitisë.

Ky aksion ka qenë vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera, i cili ka rezultuar me 37 persona të ndaluar.

Operacioni i sotshëm është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në lokacionet e lartcekura janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Si rezultat i aksionit të sotshëm janë ndaluar gjithsej 22 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohen masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrolleve, në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizik, janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve dhe artikujve të dëmshëm ushqimor, mjete që kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale, si dhe prova tjera që do të shërbejnë në procedurë të mëtejme penale.

Ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 59.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori