LAJMI I FUNDIT:

Rasti Gucati e Haradinaj, aktgjykimi i apelit shpallet më 2 shkurt

Rasti Gucati e Haradinaj, aktgjykimi i apelit shpallet më 2 shkurt

Gjykata Speciale ka njoftuar se 2 shkurti është caktuar si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, më 16 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për datën 2 shkurt 2023, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.


Në maj të vitit të kaluar, trupi Gjykues në krye me Charles L. Smtih III kishte shpallur fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, duke i dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes.

Në dënimin me burgim, të akuzuarve do t’u llogaritet periudha e kaluar deri tani në paraburgim ku po qëndrojnë prej shtatorit të vitit 2020.

Para trupit të Apelit ishin deklaruar edhe vetë të akuzuarit, duke kërkuar lirim nga të gjitha akuzat si zbardhje të tërësishme për mënyrën se si kanë arritur dokumentet në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori