LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari, ministrja Haxhiu reagon pas pezullimit të zyrtarëve të SHKK-së

Rasti Dehari, ministrja Haxhiu reagon pas pezullimit të zyrtarëve të SHKK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas pezullimit nga puna të zyrtarëve të disa zyrtarëve të ShKK-së.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që institucionet të zbardhin çdo rrethanë për Rastin Dehari.


“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës. Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë. Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”, shkruan ajo.

Dy zyrtarë të lartë në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë pezulluar nga puna, për siç thuhet, shkelje të rëndë lidhur me mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016, kur më 5 nëntor 2016 u gjet i vdekur Astrit Dehari.

Në komunikatë thuhet se “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren”.

“Ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i detyrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës.

“Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  vendosë pezullimin e nëpunësve civil, për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”, thuhet në njoftim.

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori