LAJMI I FUNDIT:

Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit

Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit

Gjatë kësaj jave emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.  

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.


Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven.

Madje, Berishaj ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit slloven, për shpifje ndaj tij.

U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj - Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve
Lexo po ashtu U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj - Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve kryesorë politikë, i z.Jansha dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës”, ka thënë Berishaj, transmeton Telegrafi.


Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Slloveni

Lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci.

Në një sqarim nga Presidenca thuhet se “Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”.


Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

“Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z.Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e Presidencës.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se duhet pasur kujdes lidhur me pretendimet për përfshirjen e ambasadorit Berishaj në skandal financiar.

“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”.


Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ndodhet në SHBA, ka thënë se i ka ndjekur raportimet lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj. Ajo ka deklaruar se shumë shpejt do të komunikojë me Berishajn. Megjithatë, sipas saj, në këtë fazë nuk ka arsye që të ndërmerren hapa.

“Bëhet fjalë për një raportim nga një medium slloven në kohë fushate. I kam lexuar dhe përcjell me kujdes raportimet. Brenda një periudhe të shkurtë do të bisedoj edhe personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë dhe publikisht ka treguar që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime të mediave”, ka thënë ministrja Gërvalla të premten, transmeton Telegrafi.


Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme

Ndërkohë, paritë opozitare në Kosovë kanë kërkuar një hetim lidhur me këtë çështje.

Më të zëshëm në hetimin e këtij rasti janë treguar zyrtarët e PDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi të premten se akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, se është i përfshirë në një skandal financiar, e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.

Tahiri e quajti skandaloze se si “ambasadori ynë shërben si sekser i kryeministrit Albin Kurti mes tij dhe mafias serbe energjetike”.

“Zbulimi i kësaj afere e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor. Ne duam të shohim se sa para nga buxheti i shtetit të Kosovës kanë shkuar për kompaninë me bazë në Serbi në të cilën ambasadori ynë shërben si këshilltar”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Edhe nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili  në një konferencë për media kanë folur rreth skandalit që e quajtën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfolur emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, transmeton Telegrafi.


Uran Ismaili, nënkryatar të PDK-së

Ismaili në një konferencë për media ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.

Ai tha më tej se kjo duket të jetë vetëm fillimi i një “bunari të thellë korruptiv”, ku sipas tij, miliona euro të qytetarëve janë shpërndarë në transaksione me kompani serbe.

Ndërsa, Vlora Çitaku tha se Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës as prokurorë, por siç u shpreh ajo ata duhet të ndërmarrin hapa institucionalë dhe politikë për shkarkimin e Berishës.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën ka thënë se shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni, Martin Berishaj dhe tani zgjerimi i tij edhe në rajon, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor për Energjinë.


Lumir Adixhiku, kryetar i LDK-së

Abdixhiku  thotë se ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plotë 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë.

Ndërsa, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke reaguar lidhur me ambasadorin që po akuzohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni, ka thënë se Berishaj ka miqësi me kryeministrin Kurti, ndërsa bën biznes me mafien serbe.


Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj.

Në dhjetor të vitit 2021, Berishaj zyrtarisht ka marrë postin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, duke zëvendësuar ish-ambasadorin, Gëzim Kasapolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori