LAJMI I FUNDIT:

Rastësi apo fat: Politikani ukrainas fiton tre herë në lotari

Rastësi apo fat: Politikani ukrainas fiton tre herë në lotari

Agjencia Kundër Korrupsionit e Ukrainës, ka njoftuar dje se do të hetoj rastin e liderit opozitar i cili në dokumentet e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar se tre herë kishte fituar në lotari në një total prej 21.335 dollarë.

Deputetët ukrainas dhe zyrtarët tjerë shtetëror, që nga viti i kaluar janë të obliguar të deklarojnë në ueb-faqen e Agjencia së Kundër Korrupsionit, burimin e pasurisë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, Agjencia për Parandalimin e Korrupsioni (NAZK), verifikon të vërtetën e këtyre të dhënave të publikuara nga zyrtarët shtetërorë.

Por, deklarimet e para gjatë vitit të kaluar kanë shokuar ukrainasit, pasi disa zyrtarë kanë deklaruar qindra mijëra dollarë të thata, vetura luksoze si dhe prona të shumta.

Oleh Lasko, lideri i partisë radikale populliste, i cili ballëhapur shfaqej para qytetarëve, gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se posedon patundshmëri në lagjen më luksoze në Kiev, si dhe mbi një milion dollarë para të thata.

Dhe duke marrë parasysh se paga mesatare në Ukrainë është 267 dollarë, deklarimi i një pasurie të tillë është e pazakontë.

Ndërkaq gjatë javës së kaluar ka deklaruar se ka fituar në lotari dhe atë hiq më pak se tre herë, duke futur në llogarinë e tij bankare 21.335 dollarë. /Telegrafi/