LAJMI I FUNDIT:

Rashica: Fitore me Greqinë, e dua Evropianin

Rashica: Fitore me Greqinë, e dua Evropianin

Është vetëm 19 vjeç, por ajo që ka treguar në fushën e lojës me holandezët e Vitesses këtë sezon e ka vendosur Milot Rashicën në vitrinë, ku deri tani kanë shfaqur interes klube me emër në arenën ndërkombëtare, Napoli, Tottenham, Ajax e PSV, por ëndrra e talentit shqiptar është diçka tjetër.

Milot Rashica është i grumbulluar me Shpresat e Shqipërisë për ndeshjen e së enjtes ndaj Greqisë në “Elbasan Arena”, por synimet e tij janë për kombëtaren e madhe dhe një ftesë për Finalet e Europianit, ndërsa shprehet se do të japë maksimumin në ndeshjen ndaj Greqisë.


“E kam thënë edhe më parë, që ajo është një ëndërr e imja, por trajneri është ai që vendos. Shpresoj që të shkoj në EURO 2016. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin, si me Shpresat, ashtu edhe me Vitessen. Shpresoj ta mbyll një sezon shumë të mirë. Për atë nuk i dihet, është trajneri ai që vendos”, shprehet Rashica për Supersport.

Për herë të parë, djali nga Vushtria do të jetë pjesë e kombëtares së madhe në ndeshjen ndaj Luksemburgut. Një ndeshje që pritet të vendosë shumë nëse ai do të jetë i grumbulluar për Finalet e Europianit.

“Jam shumë i lumtur për ftesën. Do të jap të gjithë maksimumin tim për të gjitha këto ndeshje me Kombëtaren. Për momentin jam i përqendruar me ekipin Shpresa. Jo vetëm për mua por, për të gjithë ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Synimi është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe pse jo të fitojmë. E më pas kur të shkoj në Kombëtaren e madhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe aty”.

Për sa i përket të ardhmes së tij, Rashica shprehet se për momentin nuk ka asgjë zyrtare. “Për momentin jam i përqendruar dhe ndihem shumë mirë te Vitesse dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Është një klub jashtëzakonisht i mirë, që u jep mundësi lojtarëve të rinj. Në ekip jemi thuajse të gjithë futbollistë 18-19 apo 20 vjeçarë. Për momentin nuk mund të them asgjë. Unë ndihem shumë mirë atje, por futbollit nuk i dihet”.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori