LAJMI I FUNDIT:

Raporton 2.1 miliardë euro humbje, British Airways shkarkon shefin e avio-kompanisë

Raporton 2.1 miliardë euro humbje, British Airways shkarkon shefin e avio-kompanisë

Shefi i British Airways, Alex Cruz ka dhënë dorëheqje, njoftoi kompania International Airlines Group.

Spanjolli Cruz ka qenë në krye të kompanisë britanike që nga viti 2016. Pasardhësi i tij do të jetë CEO i tanishëm i transportuesit irlandez, Aer Lingus, Sean Doyle, një kompani që është gjithashtu pjesë e grupit IAG.


“Ne po kalojmë krizën më të keqe në industrinë tonë dhe kam besim se këto promovime të brendshme do të sigurojnë që IAG të jetë në një pozitë të mirë për të siguruar një pozitë të fortë”, tha CEO i IAG, Luis Gallego.

Trafiku ajror, i cili herë pas here pothuajse është shuar plotësisht si rezultat i pandemisë, po rimëkëmbet ngadalë. Humbja e IAG në tremujorin e dytë ishte 2.1 miliardë euro, nga 736 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndryshe, American dhe United Airlines gjatë ditës së djeshme ka raportuar se do të largojë nga puna rreth 31 mijë punëtorë. /Telegrafi/