LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për tre ushtarë amerikanë të vrarë në Nigeri

Raportohet për tre ushtarë amerikanë të vrarë në Nigeri

Tre pjesëtarë të njësive speciale të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga një sulm, derisa ata po patrullonin së bashku me forcat lokale të Nigerisë, kanë raportuar mediat amerikane.

Duke i cituar zyrtarët amerikanë, e përditshmja New York Times dhe agjenci të tjera të lajmeve, raportuan se disa ushtarë të Nigerisë ishin vrarë në këtë sulm, i cili me gjasë është kryer nga militantët e al-Kaidës.


Nëse konfirmohen raportet, atëherë këto do të ishin vrasjet e para luftarake të ushtarëve amerikanë në këtë vend afrikan.

Komanda e Shteteve të Bashkuara për Afrikë tha se ushtarët amerikanë në Nigeri ndihmojnë me stërvitje dhe operacione të sigurisë, në luftën e forcave vendëse kundër ekstremistëve të dhunshëm. /Rel/