LAJMI I FUNDIT:

Raportohet edhe për të vdekur nga zjarri në Spitalin e Tetovës

Raportohet edhe për të vdekur nga zjarri në Spitalin e Tetovës

Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës.

Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19.

Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit./Telegrafi/