LAJMI I FUNDIT:

Raportohen tri raste të falsifikimit të 50, 100 dhe 500 eurove

Raportohen tri raste të falsifikimit të 50, 100 dhe 500 eurove
Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës gjatë së martës janë raportuar tri raste të falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit të policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku rreth orës 10:32 një person ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar.


“Prishtinë 01.11.2022-10:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50€ për të cilën dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin policor.

Bankënota e lartcekur është konfiskuar si dëshmi materiale, ndërsa lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar.

Rasti tjetër ka ndodhur në Graçanicë, ku rreth orës 14:11 është raportuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Graçanicë 01.11.2022-14:15. Është raportuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin policor.

Kartëmonedha është konfiskuar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërsa, në Gjakovë rreth orës 01:12 një person i dyshuar kishte tentuar të bëjë një pagesë me kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Gjakovë 01.11.2022- 01:22.  Ankuesi  mashkull kosovar  ka raportuar se një person i dyshuar  kishte tentuar që të bëjë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet më tej në raport.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar iniciohet rasti ‘Falsifikim i parasë’./Telegrafi/