Raporti i Rektorit, përplas Këshillin Drejtues

Sipas këtij burimi, disa nga anëtarët e KD-së kanë konstatuar disa nga shkeljet e rektorit, sidomos me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura.
“KD është pajtuar që në një mbledhje të ardhshme të diskutojnë rreth shkeljeve të konstatuara, sidomos pas vendimit të Inspektoratit të Punës, që UP të dënohet me 9 mijë euro për shkak se të cenimit të Ligjit të Punës, me anulimin e konkursit për asistent në Fakultetin e Mjekësisë”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, megjithatë KD vazhdon të jetë e përçarë. Ky këshill nuk është pajtuar as për rekomandimin e Inspektoratit të Punës, që profesorët politikanë të kthehen në punë në UP ashtu siç kanë qenë deri para ndërprerjes së kontratave nga e rektorit.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues, por asnjëri prej tyre s’ka dashur të flas për mbledhjen e djeshme.
Këshilli Drejtues edhe më tutje vazhdon të jetë i ndarë në qëndrime, në njërën anë janë anëtarët që janë emëruar nga Ministria e Arsimit dhe që po vazhdojnë ta mbështesin vendimet e rektorit, derisa pjesa më e madhe e anëtarëve që vijnë nga Universiteti vazhdojnë që të kundërshtojnë vendimet e tij.
Pro, rektorit ndërkaq, nga UP-ja janë edhe Safet Merovci dhe Blerim Kamberi, që së fundi prorektori për financa jashtëligjshëm ua financoj një vizitë studimore në Zvicër, për faktin se shumat mbi 1 mijë euro ka të drejtë t’i nënshkruaj vetëm kryesuesi i Këshillit Drejtues.








































