LAJMI I FUNDIT:

Raporti gjashtë mujorë i PSP-së vlerësohet negativisht nga Këshilli i prokurorëve publik

Raporti gjashtë mujorë i PSP-së vlerësohet negativisht nga Këshilli i prokurorëve publik

Në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publik (KPP) u shqyrtuan kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për të marrë nën kompetencë lëndën ”Magyar Telekom” dhe rastin me Zoran Verushevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këshilli kërkon që prokurorja Janeva të paraqitet në mbledhje të Këshillit dhe të arsyetoj kërkesën e saj, mbi baza të çfarë arsyeje i kërkon këto lëndë.


Sipas kreytarit të Këshillit, Petar Anevski këkron që Janeva të jetë prezente në mbledhjen e radhës më 30 mars për të arsyetuar kërkesën e PSP-së, ndryshe Këshilli do të refuzojë kërkesën e saj.

Sa i përket pyetjes së gazetarëve për shqyrtimin e raportit gjashtë mujorë të PSP-së, Anevski është përgjigjur se ky raport është shqyrtuar dhe vlerësuar negativisht./Telegrafi/