Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës të identifikuara nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit) në raportin e fundit të drogave.
Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqipfolëse në trafikun e kokainës në Evropë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015, raporton Monitor.
Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria. Në hartën e parë: “Vendet kryesore të identifikuara si burim dhe tranzit i ngarkesave të heroinës, bazuar në konfiskimet për periudhën 2018-2021”, Shqipëria është e ngjyrosur me rozë së bashku me shtete të tjera të Ballkanit, si rrugë tranzite e trafikimit të heroinës.
Në një tjetër hartë “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit shumëkombëtar të Bolivisë dhe vendeve dhe territoreve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës. Vendi është dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit nga Kolumbia, por gjithsesi për këtë të fundit rekordin në Europë e mbajnë Italia, Belgjika e Spanja.
Sipas raportit, kokaina (përfshirë drogat e llojit kokainë) e prodhuar dhe tranzituar nëpër katër vendet e pellgut të Amazonës po arrin tregjet globale. Në total, mbi 900 rrugë droge që niseshin nga vendet e pellgut të Amazonës të Kolumbisë, Brazilit, Perusë dhe Bolivisë u raportuan gjatë 2010-2021.
Raporti përmend se nga viti 2012 është rritur konkurrenca e grupeve nga Ballkani, duke filluar me grupet shqipfolëse, në prokurimin direkt të kokainës nga Amerika Latine, çka ka rritur konkurrencën mes trafikantëve që furnizojnë tregjet e Europës Qendrore e Lindore, destinacioni i dytë më i madh për drogat. Kjo konkurrencë ka përmirësuar eficiencën në zinxhirët e furnizimit, ka përmirësuar cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit, thekson raporti.
Si oferta ashtu dhe kërkesa për kokainë janë në rritje, po nxiten tregjet të reja
Raporti thekson se bota aktualisht po përjeton një rritje të qëndrueshme të ofertës dhe kërkesës për kokainë, e cila tani po ndihet në të gjithë globin. Kjo ka të ngjarë të nxisë zhvillimin e tregjeve të reja përtej kufijve tradicionalë.
Tregu aktual global i kokainës është rezultat i një kombinimi të faktorëve të kërkesës dhe ofertës. Nga ana e ofertës, kultivimi i biimëve të kokainës mbuloi 315,500 ha në vitin 2021, që përfaqëson një rritje të dukshme nga viti 2020, dhe prodhimi total i kokainës arriti në 2,304 tonë, që ishte rritja e shtatë vjetore radhazi. Të dyja janë nivele rekord.
Nga ana e kërkesës, popullsia e përdoruesve të kokainës, e vlerësuar në 22 milionë në vitin 2021, është rritur gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, e nxitur nga rritja e popullsisë globale.
Aktorët kriminalë të përfshirë, duke përfshirë të dy grupet, si ata në burim dhe ata që orkestrojnë trafikimin në tregjet e destinacionit, janë diversifikuar në përputhje me dinamikën e konkurrencës, specializimit dhe bashkëpunimit, duke çuar përfundimisht në zinxhirë furnizimi më efikas, veçanërisht në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, një rajon, i cili vitet e fundit ofroi hapësirë për rritje dhe stimuj të fortë për trafikantët. Zhvillimet në aktorët, rrugët dhe modalitetet lejuan që oferta të përshtatej me kërkesën, me një pikë kthese të dukshme rreth vitit 2015, pas rënies në periudhën midis 2006 dhe 2014.
Megjithëse tregu global i kokainës vazhdon të jetë i përqendruar në Amerikë dhe në Europën Perëndimore dhe Qendrore (me prevalencë shumë të lartë edhe në Australi), në terma relativë duket se rritja më e shpejtë, megjithëse e nisur nga një bazë e ulët, po ndodh në tregjet në zhvillim në Afrikë, Azi dhe Evropën Juglindore, thekson raporti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak