LAJMI I FUNDIT:

Raporti i DASH-it për Kosovën, reagon ambasadori Kosnett

Raporti i DASH-it për Kosovën, reagon ambasadori Kosnett

Pas raportit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ku përmenden një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet Kosova, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Philip Kosnett.

“Një hap përpara që merret me miratimin dhe rishikimin e Kodit Penal. Kosova vazhdon të jetë e rrethuar nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa proces të rregullt dhe dhuna ndaj pakicave”, shkroi ai në Twitter.


Ndryshe, Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 thekson korrupsionin në strukturat qeveritare, kërcënimet e dhuna ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës.

Raporti nënvizon se në disa raste qeveria ndërmori hapa për të ndëshkuar zyrtarë të forcave të rendit apo të institucioneve të tjera, të cilët kishin kryer shkelje. Megjithatë, sipas konstatimeve të Departamentit të Shtetit, në mes të punonjësve civilë, opozitës, shoqërisë civile dhe medias mbetet e përhapur bindja se zyrtarët qeveritarë përfshihen në korrupsion pa frikën e ndëshkimit në përputhje me ligjin.

Raporti vë në dukje një numër problemesh në zbatimin e drejtësisë. Problemet me drejtësinë ndërlikohen edhe më shumë nga rastet e korrupsionit në radhët e forcave të rendit. Raporti sjell shembullin e një numër policësh të arrestuar vjet nën akuzat për korrupsion, ndër to raste për abuzim pushteti si dhe mitmarrje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori