Raport: Samsung i pari, përcillet nga Apple

Samsung zuri vendin e parë, me pjesëmarrje të tregut prej 27,8 për qind, që paraqet një rritje nga tremujori i kaluar me 24,7 për qind.
Rivali Apple ka parë një rënie në dërgesat e saj duke marrë 19,9 për qind të tregut, nga 23,2 për qind sa kishte në tremujorin e katërt të 2014.
Sipas TrendForce, "Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë kapur me sukses vëmendjen e konsumatorëve në tremujorin e parë."
Pritjet janë që dy telefonat e mençur të Samsung të shiten deri në 20 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit.
Kompania e hulumtimeve gjithashtu ka thënë se ka mbetur e forte me shitje, pavarësisht rënies nga tremujori i parë, sepse kërkesat janë të vazhdueshme për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, sidomos ato që vijnë nga Kina. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
20/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































