LAJMI I FUNDIT:

Raport – Pasardhësi i Lamborghini Huracan do të fuqizohet nga motori hibrid V8 me 2 turbo

Raport – Pasardhësi i Lamborghini Huracan do të fuqizohet nga motori hibrid V8 me 2 turbo

Lamborghini Huracan mund të jetë modeli i fundit i prodhuesit italian të super veturave me motorin “ulëritës” V10, pasi që raportet e huaja sugjerojnë se pasardhësi i saj do të fuqizohet nga motori V8 me 2 turbo.

I prezantuar në vitin 2014 si zëvendësues i modelit V10 Gallardo, Huracan dhe “binjaku” i saj Audi R8 V10 fituan famë për motorët e tyre “ulëritës” V10 5.2 litërsh me benzinë – duke prodhuar më shumë se 450kW pa turbo mbushje ose pa asistencë elektrike.


Përderisa thashethemet se pasardhësi i Lamborghini Huracan do të heq dorë nga V10 kanë qarkulluar për disa vite, një raport i fundit nga Motor Trend, në SHBA sugjeron se modeli i ri gjithashtu do të marrë një sistem unik hibrid, i përdorur më parë nga prodhuesit e veturave të nivelit të lartë, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Burimi anonim i Motor Trend pretendon se motori V8 me 2 turbo 4.0 litërsh do të jetë i njëjtë me atë të Lamborghini Urus – i cili gjithashtu gjendet edhe në Porsche Cayenne dhe Audi RS6 – por do të vije me një motor elektrik “axial flux”.

Të vendosura zakonisht në mes të bllokut të motorit dhe transmisionit, motorët “axial flux” janë më të vegjël dhe më të lehtë se sa motorët elektrik tradicional “radial” duke kompromentuar më pak fuqi për më shumë fuqi rrotulluese.

Ndërkohë burimi i Motor Trend pretendon se motori elektrik do të ofrojë asistencë deri në 7,000 rrotullime për minutë, ku turbombushësit e dyfishtë të V8 do të marrin fuqi rrotulluese deri në 10,000 rrotullime për minutë – afërsisht mbi 3,000 rrotullime për minutë më shumë se modeli Urus.

Lamborghini nuk do të jetë kompania e parë e cila do të përdorë teknologji elektrike të avancuar – motori me 2 turbo V8 574kW/800Nm i super veturës të Ferrari SF90 është i pajisur me motor “axial flux” i prodhuar nga kompania britanike Yasa, e cila ishte blerë nga Mercedes-Benz në korrik të vitit 2021. /Telegrafi/