LAJMI I FUNDIT:

Ranieri tani beson, kjo është letra emocionuese që preku gjithë botën e futbollit (Foto)

Ranieri tani beson, kjo është letra emocionuese që preku gjithë botën e futbollit (Foto)

Trajneri hero i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, i ka shkruar një letër tifozëve të tij ku rrëfen ditën e tij të parë të punës dhe ecurinë sezonale të klubit anglez i cili është një hap larg historisë.

“Më kujtohet dita ime e parë e punës dhe takimi me presidentin e Leicester City. Më kërkoi që të arrija mbijetesën dhe i jam përgjigjur që do punojmë shumë për t’ia dalë mbanë. Është fillimi i prillit dhe kemi 69 pikë…vetëm një vit më parë ishim në fund të tabelës dhe tani i shohim të gjithë nga sipër. Jam i mahnitur nga ky klub”, nis letrën e tij trajneri italian.


“Jam 64 vjeç, i martuar prej 40 vitesh dhe kohën e lirë e shfrytëzoj për të shëtitur sa më shumë me bashkëshorten time. Kam marrë letra të pafund që shkruajnë se Leicester City po mbështetet në të gjithë botën. Ky fakt më lumturon. Sa më shumë të jemi, aq më të fortë do të bëhemi”.

“Gjatë karrierës time të gjatë kam njohur shumë futbollistë, por si lojtarët e Leicester Cityt nuk kam parë kurrë. N’Golo Kante, Vardt, Morgan, Drinkwater, Mahrez ishin lojtarë të nënvlerësuar, por nuk i kam parë për herë të parë, kam kuptuar se me ta do të arrija shumë”.

Mahreeeeeez

“Dua t’iu rrëfej diçka komike. Në stërvitje jam befasuar nga Kante, i cili nuk ndalon kurrë. Vetëm vrapon. I kam kërkuar të mos vrapojë gjithmonë pas topit dhe më është përgjigjur së është dakord. Vetëm 10 sekonda më vonë e kam parë që vraponte sërish pas topit dhe i jam kthyer duke i thënë se dua ta shoh të harkojë topin dhe më pas të vrapojë dhe ta godasë vetë me kokë”

Kanteee

“Vardy është një lider për Leicester Cityn. Një lojtar gjigant që në fushë jep gjithçka dhe ekipi e ndjek gjithë. Lojtarëve të mi u kam kërkuar të luajnë si një grup i vetëm pasi në këtë mënyrë isha i bindur se do të arrinim mbijetesën. Janë të motivuar, dhurojnë spektakël dhe kanë kaq shumë potencial sa tani jemi të parët”.

“Fansat tanë janë për t’u admiruar. Na mbështesin kur ne dominojmë, na mbështesin kur ne fitojmë dhe na mbështesin dyfish edhe kur vuajmë dhe humbasim. E dinë që në futboll është e vështirë, ndaj dhe nuk na braktisin për 90 minuta resht”.

vardyy

“Në fillim të sezonit pësonim shumë gola dhe i kam provuar të gjitha mënyrat për të motivuar lojtarët e mi për ta evituar këtë amorali. U kam premtuar se do t’i qeras me pica nëse nuk pësojmë gol…Nuk pësuam gol dhe të gjithë në piceri, por… U kam thënë lojtarëve të mi që duhet të arrijnë çdo gjë me punën e tyre, ndaj dhe picën e kanë gatuar vetë”.

“Që nga ajo kohë, pësojmë pak gola dhe kemi një ecuri të frikshme në kampionat. Leicester City është shembulli më i mirë për të treguar se nuk nevojiten miliarda për të bërë ëndrrat realitet. Janë 26 mendje, një zemër e vetme që janë gati të shkruajnë historinë”.

7-Mahrez-AP

“Në të shkuarën, lojtarët e mi shiheshin si inferiorë. Vardy punonte në fabrikë, ndërsa Kante aktivizohej në kategorinë e tretë në Francë…Mahrez në të katërtën”.

“Tashmë jemi vetëm një hap larg nga titulli, jemi gati të shkruajmë historinë. Fansat tanë besojnë dhe na mbështesin. Nuk e di çfarë mund të ndodhë deri në fund të sezonit, por për një gjë jam i bindur që historia e Leicester Cityt do të kthehet në një shembull për të gjithë të pasionuarit pas futbolli në të gjithë botën”, përfundoi letra emocionuese e Ranierit. /Telegrafi/

472c18d9514da10e930f6a70670048a8_tx600

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori