Sergio Ramos ka folur për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona, duke thënë se nuk do t’i vinte mirë nëse argjentinasi do të largohej.

Kapiteni i Real Madridit ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp përpara ndeshjes që Spanja do të zhvillojë kundër Gjermanisë.


Ai nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për situatën dhe largimin e Leo Mesit nga Barcelona.

GettyImages 1194731426 1 Lionel Messi e Sergio Ramos (Foto: Eric Alonso/Getty Images)

“Nuk është një çështje që na shqetëson. Messi ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij”.

“Nuk e di nëse po e bën në mënyrën më të mirë, por sigurisht që për futbollin spanjoll, për Barcelonën dhe për ne, që na pëlqen të fitojmë duke qenë më të mirët, do të donim që ai të qëndronte”.

GettyImages 1209732450 Lionel Messi e Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Messi e bën La Ligën dhe skuadrën e tij më të mirë, si dhe “El Clasicot” më të bukura. Nuk kam çfarë të shtoj, ai e ka fituar atë të drejtë vetë. Nuk është një lajm shqetësues për ne”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

telegrafi sport app