Kryetari i LISBA, Fuad Ramiqi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se artikulli për radikalizmin fetar në Kosovë, i publikuar në prestigjiozen “The New York Times” nuk është aspak i vërtetë dhe është krejtësisht i montuar.
“Nuk është asgjë e re. Është diçka që është orkestruar si edhe vite më parë. Çdo herë kur Kosova kalon nëpër një krizë, apo ka probleme të brendshme, fajtor kujdestar janë njerëzit që kanë qenë pjesë e këtyre konflikteve”, tha ai.
Ai fajin për këtë gjë ua ka hedhur pushtetarëve dhe shteteve perëndimore, që sipas tij kanë bërë thirrje të luftohet regjimi i Bashar Al-Asaad.
“Po të mos ishin pushtetarët, me synimin për t’i ruajtur pozitat e veta, kjo dukuri nuk do të ishte fare e pranishme. Luftëra kanë ekzistuar edhe më herë, në Afganistan dhe Irak, por askush nuk është bërë pjesë e tyre, derisa nuk ka pasur thirrje për këtë gjë”.
“Pushteti ka bërë thirrje dhe aleatët perëndimor po ashtu, që të luftohet Bashar Al-Asaad. Sigurisht ata janë dhënësit e sinjalit të parë për të shkuar atje. Nuk i përjashtoj edhe arsyet tjera, si humbja e identitetit kombëtar, kulturor si dhe oligarkia e madhe në vend”, tha ai.
Ramiqi ka deklaruar se nuk ka ideologji vehabiste në vend, por është duke u penguar tentimi që “islami burimor”, siç e ka quajtur ai, të mësohet në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Nuk qëndron asgjë e vëretetë në artikullin e NYT, pasi asnjëherë nuk është treguar se cilat shoqata kanë financuar terrorizmin. Është thënë shumë herë se është bërë pastrim parash nga Arabia Saudite, por dihet mirëfilli se ky shtet është shtet aleat i ShBA-së. Kosovarët asnjëherë nuk kanë shkuar të luftojnë në Irak, por në Siri. Pastaj rrjedhat atje nuk kanë mundur të kontrollohen”.
“Në Kosovë nuk ka ideologji vehabiste, por ka tendencë që të mësohet islami burimor. Por kjo gjë është duke u penguar nga faktorë të ndryshëm”.
“Jam i bindur që në Kosovë nuk ka pasur asnjë rast që një individ ka bërë vepër që ka shkaktuar panik ose ka rrezikuar qytetarët. Në Kosovë po tentohet që islami t’i përshtatet pushtetit dhe grupeve të ndryshme të interesit që janë të kompleksuara në dimensione të ndryshme”.
Sa i përket arrestimit dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, lidhur me akuzat për “thirrje për rezistencë”, Ramiqi procesin e ka quajtur politik.
“Unë fatkeqësisht jam i persekutuar nga pushteti, që dyshon se unë dua të bëj një organizim që unë ta rrëzoj pushtetin me dhunë – thirrje për rezistencë. Unë sot jam ende nën hetime dhe ani pse më kanë thënë që jam i akuzuar për terorrizëm, tashmë është thënë që kjo ka qenë krejtësisht politike. Unë kurrë nuk kam bërë thirrje për rezistencë. Po ashtu mund të them që nuk kam rekrutuar njerëz asnjëherë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron