LAJMI I FUNDIT:

Rambo do të luftojë me ISIS-in?

Rambo do të luftojë me ISIS-in?

Protagonisti ikonë i ekranit, John Rambo, në të kaluarën ka luftuar në Vietnam, Tajlandë, Afganistan e Burma, ndërsa raportohet se në “Last Blood”, ai do të udhëtojë në Siri për të luftuar me armikun më të rrezikshëm që është përballur deri më tani, ISIS-in.

“Kemi ekipe që janë duke vështruar në Irak dhe në disa pjesë të Sirisë, ku ISIS-i ka fortesat më të mëdha”.

“Jemi duke punuar me banorët lokalë të atjeshëm për të bëtë filmin më intensiv dhe më real për Rambon që është bërë ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Sylvester Stallone.

Megjithatë, një përfaqësues i aktorit i ka mohuar këto deklarata duke thënë se ato janë raportuar nga gazeta joserioze.

Në rast se lufta ndaj ISIS-it nuk është skenari i vazhdimit të pestë të Rambos, atëherë versioni tjetër është luftimi i një karteli meksikan. /Telegrafi/