LAJMI I FUNDIT:

Ramazani në Veri dhe në Jug: Një vështrim për muajin e agjërimit, festë të myslimanëve – në skajet e kundërta të botës

Ramazani në Veri dhe në Jug: Një vështrim për muajin e agjërimit, festë të myslimanëve – në skajet e kundërta të botës

Një herë në vit, për një muaj të tërë, myslimanët e botës agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Familja, puna në bashkësi, lutjet, reflektimi dhe, më e rëndësishmja, agjërimi nga agimi deri në perëndim të diellit, janë elementët kryesorë të muajit.

Sidoqoftë, agjërimi i Ramazanit nuk është gjithmonë i njëjtë, si nga kohëzgjatja, po ashtu edhe nga rrethanat tjera.


Pra, si e bëjnë myslimanët në botën perëndimore agjërimin e tyre në praktikë kur stilet e jetesës shpesh mund të jenë kaq të ndryshme dhe kohëzgjatja ndryshon?

Ramazani ka rënë kohët e fundit në verë në hemisferën veriore dhe në dimër në jug.

Për shembull, agjërimi gjatë orëve të ditës në Islandë, ku mund të ketë diell të mirë 24 orë në verë, dallon shumë me ditët e shkurtra të dimrit të Zelandës së Re – por secili vend paraqet sfida të ndryshme për komunitetet myslimane të të dy vendeve, në skajet e kundërta të globit.

Dikur, me pushkë e top iftari lajmërohej edhe në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Dikur, me pushkë e top iftari lajmërohej edhe në Kosovë (Video)

Ndër ta është edhe Carlos Brokeen, tani i njohur si Abdulaziz, në Hastings, janë relativisht të fundit të konvertuar në myslimanë.

Me një të kaluar të trazuar duke përfshirë dhunën e bandës dhe abuzimin me drogat, Islami e ka sjellë atë dhe familjen e tij një fillim të ri dhe një paqe të re të brendshme, veçanërisht të dukshme gjatë Ramazanit.

“Sapo u bëra mysliman, u bë e detyrueshme për mua të kërkoj dije, prandaj tani di më shumë për historinë time sesa para se të isha mysliman, ndihem më i fortë”, kishte thënë ai.

Për familjen, Ramazani mund të jetë edhe koha më e mirë dhe më e vështirë e vitit – sidomos në Islandë, aty ku dita nganjëherë “nuk mbaron kurrë” për 1,200 myslimanë.

Hurmat konsumohen shumë gjatë muajit të Ramazanit, por sa janë të shëndetshme ato?
Lexo po ashtu Hurmat konsumohen shumë gjatë muajit të Ramazanit, por sa janë të shëndetshme ato?

Sverrir Ibrahim Agnarsson erdhi në Islandë si mysliman në vitin 1973 dhe është kryetar i Shoqatës së Myslimanëve në Islandë.

Nëse ai dhe shokët e tij myslimanë do të respektojnë rreptësisht kohën e Kur’anit – nga lindja në diell – ata mund të mos jenë në gjendje të bëjnë lutjet e natës deri në dhjetor.

“Në mes të qershorit dhe korrikut kemi një ditë 24-orëshe”, kishte thënë Agnarsson. “Në Reykjavik dielli perëndon, por kurrë nuk bëhet errësirë”.

A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video)
Lexo po ashtu A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video)

Një vit kur Ramazani ra në korrik, ai kërkoi nga autoritetet fetare në Kajro udhëzime dhe iu tha që ai duhet të fillonte agjërimin në agim – por vetëm për të njëjtën kohëzgjatje si orët e agjërimit në Mekë, një orë më e menaxhueshme për 15 orë.

Megjithëse komunitetet myslimane të qytetit të Zelandës së Re të Hastings dhe Reykyavik kryeqytetin islandez janë fjalë për fjalë “një botë larg”, është e qartë se Ramazani është e njëjta gjë, thellësisht shpirtërore, për të dy besimtarët myslimanë atje.

Përveç këtyre dy vendeve, mediat kanë dhënë detaje edhe rreth kohës së agjërimit, edhe në vende të tjera.

Po sipas këtyre të dhënave, një nga vendet ku agjëruesit do të kufizojnë veten nga ushqimi dhe pijet është Murmansk në Rusi, ku besimtarët do të qëndrojnë deri në 20 orë e 45 minuta agjërueshëm.

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini për efektet shëndetësore të agjërimit
Lexo po ashtu Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini për efektet shëndetësore të agjërimit

Siç thuhet tutje, rreth 19 orë agjërimi në ditë do të zgjasë në qytetin e Islandës, Reykjavik, Lulea në Suedi dhe në Fairbanks në Alaskë.

Koha e agjërimit në Oslo, Kopenhagë, Edinburg dhe Stokholm do të jetë rreth pak më shumë se 18 orë, ndërsa agjërimi në Londër, Berlin dhe Paris do të zgjasë më pak.

Ndërsa myslimanët nga qyteti amerikan i Seattle dhe kryeqyteti rus i Moskës do të agjërojnë 16 orë, kohë kjo e ngjashme me kohëzgjatjen e agjërimit në Kosovë.

Derisa në Miami, ata do të agjërojnë 14 orë dhe 25 minuta, në Dubai, 14 orë dhe 39 minuta, koha më e shkurtër është në qytetin Ushuaia të Argjentinës. Atje është agjërimi vetëm 11 orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori