Deri tek vitet 40-ta, shkrepja e një arme të veçantë gjatë Muajit të Ramazanit nga një pikë e lartë e qytetit të Pejës do të thoshte se është koha e iftarit.

Siç thuhet në një kronikë të klankosova, me një pushkë të quajtur “Ramazanli” është bërë lajmërimi i kohës së iftarit.

Dhe kur bëhet fjalë për një pushkë të tillë, thuhet se kanë qenë disa lloje të tilla – ndërsa në Pejë ajo ishte stolisur prej argjendarëve.

Madje, sipas kronikës, ngga e njëjta kodër përmes një bunkeri, njoftimi për Ramazan, është bërë edhe përmes gjuajtjes me top.

Metodë e ngjashme në Kosovë është përdorur edhe nga një familje në Prizren.

Por, derisa një traditë e tillë nuk vazhdon në Kosovë, ajo praktikohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video) A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video)

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëri shurdhues i një topi, i ndjekur nga tingujt e ezanit që bëjnë jehonë nga një xhami janë tinguj të lidhur ngushtë me përfundimin e agjërimit çdo ditë gjatë Ramazanit për shumicën e banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ahmed Al Jafflah, një prezantues në Qendrën për Kuptim Kulturor të Shejh Muhamed Bin Rashid, tha se ndërsa shumica e xhamive në Emiratet e Bashkuara Arabe kishin muezinë, ose personi që bën thirrje për namaz, ata nuk kishin zmadhues zëri, deri disa dekada më parë.

Kështu, siç shkruan gulfnews, përcjell Telegrafi, topi ishte mënyra më e mirë për të lënë njerëzit të kuptojnë se ishte koha për t’i dhënë fund agjërimit të tyre. /Telegrafi/