LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video)

A e dini pse përdorën të shtënat me top gjatë Muajit të Ramazanit? (Foto/Video)

Zëri shurdhues i një topi i ndjekur nga tingujt e ezanit që bëjnë jehonë nga një xhami. Këto janë tingujt e lidhur ngushtë me përfundimin e agjërimit çdo ditë gjatë Ramazanit për shumicën e banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Ahmed Al Jafflah, një prezantues në Qendrën për Kuptim Kulturor të Shejh Muhamed Bin Rashid, tha se ndërsa shumica e xhamive në Emiratet e Bashkuara Arabe kishin muezinë, ose personi që bën thirrje për namaz, ata nuk kishin zmadhues zëri, deri disa dekada më parë.

Kështu, siç shkruan gulfnews, përcjell Telegrafi, topi ishte mënyra më e mirë për të lënë njerëzit të kuptojnë se ishte koha për t’i dhënë fund agjërimit të tyre.

“Është një tingull i bukur sepse është një tingull që kujtojmë nga kur ishim fëmijë. Ne qëndronim jashtë dhe sapo të hidhej topi, ne vraponim drejt shtëpisë dhe fillonim të hanim ushqimin, me familjet tona. Praktika e qitjes së një topi për të shënuar fundin e agjërimit filloi në Sharjah në vitin 1930, në Dubai filloi në vitin 1960 dhe në Abu Dhabi në vitin 1970″, ka thënë ai.

“Ndonjëherë mashtronim njëri-tjetrin. Merrnim një copë druri dhe goditnim rezervuarin e ujit dhe familja mendonte se ishte zëri i topit dhe se ishte koha e iftarit. Megjithatë, ne vraponim dhe i ndalonim. Pra ishte një lloj kënaqësie për ne si fëmijë”, ka rrëfyer ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kalo në kategori