LAJMI I FUNDIT:

Rama zbaton vendimin e gjykatës, shtyhet bllokimi i rrugëve në kryeqytet

Rama zbaton vendimin e gjykatës, shtyhet bllokimi i rrugëve në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit për mbylljen e disa rrugëve.

Përmes një kërkese drejtuar drejtorëve të Komunës, Rama ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat për zbatimin e aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës lidhur më këtë rast, raporton “Betimi për Drejtësi”.


“Të nderuar drejtor, kërkoj nga ana e juaj që të ndërmerrni të gjitha masat dhe veprimet për zbatimin e Aktvendimit KA.nr.357/23 të Gjykatës Komerciale të Kosovës me të cilin është vendosur që të shtyhet ekzekutimi i Vendimit me nr.14-020/05-171446/23 i datës 18.08.2023 i nxjerrë nga kryetari i Kryeqytetit”, thuhet në kërkesën e Ramës drejtuar drejtorëve komunal.

Rama për bllokimin e disa rrugëve: Do t'i shqyrtojë propozimet e mediumeve
Lexo po ashtu Rama për bllokimin e disa rrugëve: Do t'i shqyrtojë propozimet e mediumeve

Madje, Rama ka kërkuar që të njoftohen edhe operatorët ekonomik që të mos kryejn ndonjë punë deri në një vendimmarrje tjetër nga ana e Komunës duke marrë parasysh edhe konstatimet e Gjykatës.

Ndryshe të premten paradite, Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD), në emër të banorëve të rrugës “Rexhep Luci” i ka dërguar kërkesë kryetarit Rama për zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

“Në këtë drejtim, në emër të banorëve të lagjes “Rexhep Luci”, QNJ-IKD, përmes këtij e-maili parashtron kërkesë për Kryetarin e Komunës së Prishtinës, që të bëjë ekzekutimin e Aktvendimit KA.nr.357/23 të Gjykatës Komerciale të Kosovës, me të cilin është vendosur që “SHTYHET ekzekutimi i Vendimit me NR. 14-020/05-171446/23 i datës 18.08.2023, i publikuar më 21.08.2023, i nxjerrë nga Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e QNJ-IKD.

Kujtojmë se Gjykata Komerciale e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Grupit “Koha”, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, i nxjerrë nga kryetari Përparim Rama më 18 gusht 20223, me të cilin parashihej mbyllja e rrugëve/rrugicave të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Bibliotekës Kombëtare nga 1 shtatori, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 26 gusht ka reaguar, duke vlerësuar se është i paligjshëm vendimi i kryetarit Rama për mbylljen e disa rrugëve në qendër të kryeqytetit, përfshirë rrugën e vetme për t’iu qasur me automjete dy mediave kombëtare.

IKD-ja i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e datës 18 gusht dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori