Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka uruar nisjen e edicionit të 16-të të EtnoFest-it, që po mbahet në fshatin Kukaj.

Rama ka vlerësuar rolin e festivalit në ruajtjen dhe promovimin e traditës dhe kulturës shqiptare, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në organizimin dhe vazhdimësinë e tij.


“Urime për Edicionin e 16-të të EtnoFest-it dhe mirënjohje për të gjithë ata që, me përkushtim, vazhdojnë ta mbajnë gjallë shpirtin e kulturës sonë”, ka shkruar Rama.

“Shihemi në Kukaj”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/