LAJMI I FUNDIT:

Rama viziton fabrikat e Devolli Corporation, ritheksohet përkrahja për “Ballkanin e Hapur”

Rama viziton fabrikat e Devolli Corporation, ritheksohet përkrahja për “Ballkanin e Hapur”

Nëpër vite, mysafirët kanë qenë të shumtë e nga anë të ndryshme të botës. Por, familja Devolli ka vlerësuar se ky i radhës është më i denji që të dalë ta pres e organizuar. E Shkëlqimi, si nikoqir, ka ftuar këtu edhe vëllanë, Blerimin, poashtu afarist.

Pronari i Devolli Corporation, biznesit me eksportin më të madh nga Kosova, do të vizitohet nga Edi Rama, njeriu që e drejton qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri nga Tirana, që shoqërohet nga disa ministra vartës, ka për të parë se çfarë pune të madhe bënë fabrika e dyshekëve “Comodita” këtu në Gjakovë. E në pritje i kanë dalë edhe qindra punëtorë të prodhuesit të dytë më të madh të këtij artikulli shtëpiak në botë.

Përkrah me numrin një të korporatës, Rama shetitet nëpër hapësirat e punës që del të jenë shumë të mëdha.

“120 mijë metra janë të përfunduara edhe 80 mijë i kemi filluar. Do të thotë janë 200 mijë metra katrorë”, i thotë Devolli.

Nga afër i shohin produktet që po bëhen gati për eksport në Gjermani e Shtetet Bashkuara të Amerikës. Kjo si pjesë e 18 deri në 20 kontejnerëve që nisen për çdo ditë jashtë vendit.

Nikoqiri kujdeset t’i tregoj mysafirit edhe për pagën minimale, e cila është gati sa dyfishi i asaj në nivel vendi, që nëse kalon në Kuvend do të jetë 264 euro bruto.

“Këtu e kam rritur pagën 450 euro neto, prej vitit tjetër presim me bo 500 euro pagën më të vogël”, thotë Devolli.

E në këtë kompani nuk ka të punësuar vetëm kosovarë.

“I kemi 70 apo 80 punëtorë të huaj turq, gjermanë dhe italianë”, thotë pronari.

Pas vizitës brenda objektit të “Comodita Home”, Ramës i është caktuar takim me rreth 50 biznesmenë e pronar korporatash.  Midis tyre, drejtuesit e Mabetexit, të Devolli Group, Dukagjinit, Hib Petrol-t, Emona Group, Interex, Elkos, e të tjerë, që sipas mysafirit peshojnë shumë ekonomikisht.

“Nga llogaritë që kemi bërë, del se këtu janë të ulur 5 miliardë euro xhiro vjetore”, thotë Rama, ndërsa kujdeset të flas për atë që pa brenda fabrikës së dyshekëve, dhe një tjetrës që merret me prodhimin e miellit, që e vizitoi paraprakisht.

“M&SIllosi dhe Comodita Home janë ekselencë e eksportit që tanimë e ka zërin e vetë në klasifikimet e rëndësishme deri në SHBA”, thotë Rama.

Këtë pohim e përforcon edhe i pari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Statistikat janë të jashtëzakonshme vetëm vitin e kaluar 25-30% e eksportit të vendit ka ardhur nga kjo familje”, thotë Rukiqi.

Pikërisht para përfaqësuesve të bizneseve, Rama përsëritë qëndrimin promovues të nismës rajonale të kundërshtuar nga qeveria e Kosovës.

“Nuk është çështja se ‘Ballkani i Hapur’ do të bëjë ndonjë gjë tjetër përveçse do të krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë, do të zgjerojë shumë më tepër frymëmarrjen ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marrë pjesën e vet, të asaj që i takon”, këmbëngul kryeministri shqiptar.

Pro kësaj nisme del edhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli.

“Shansi i rajonit është ekonomia e lirë dhe tregu i lire”, thotë pronari i Mabetex.

Edhe kreu i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, e sheh si të nevojshme hapjen e kufijve për mallra.

“Ajo që është më e rëndësishmja në këtë kohë të asaj – siç po i referohemi ne në SHBA – mungesës së talentit ose fuqisë njerëzore dhe lirisë së lëvizjes së njerëz, të shërbimeve dhe të kapitali”, thotë përfaqësuesi i bizneseve amerikane në Kosovë.

Në fakt, vizita në Comodita dhe takimi me bizneset, u parapri nga qëndrimi i Ramës në fabrikën e miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit. Aty pasi pa teknologjinë dhe ambientet  prodhuese, bisedoi edhe me disa fermerë. Nga ta mori përshtypje superiore për prodhuesin e miellit.

“M&Sillosi ka korrektësi e cilësi të madhe”,. i tha njëri prej tyre.

Këtij dhe bujqve të tjerë Rama u premtoi heqjen e të gjitha tarifave doganore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori