Kryeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit me qëllimin e vetëm afirmimin e përkatësisë evropiane të vendit.
Në komunikimin e tij në rrjetet sociale përmes rubrikës ‘Sy më sy’, Rama e cilësoi 11 majit një shans historik për t’iu dhënë shqiptarëve pasaportën evropiane që do t’i shohë të barabartë mes evropianëve.
“Ju lutem shumë është shumë e rëndësishme se çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të korrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh. Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re”, ka deklaruar Rama.
Ai shtoi se ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re.
“Për ju që jeni në Greqi do të vijë, për ne dhe për ju, një pasaportë e re, e pasaporta e qytetarit evropian, pasaportë kuq e zi. Vota për ata që janë regjistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 për qind e zarfeve. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5”, tha Rama./euronews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Tragjedi në Prizren: 24-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta pasi dy të rinj ia shitën një pistolet

Përleshje me armë në Ballancë të Vitisë – pesë të arrestuar

Tensionohet situata në Parkun Olimpik për votat e Greqisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë