LAJMI I FUNDIT:

Rama sulmon opozitën në rusisht, i bën thirrje drejtësisë për hetimin e financimeve ruse

Rama sulmon opozitën në rusisht, i bën thirrje drejtësisë për hetimin e financimeve ruse

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me artikujt e publikuar në disa media, të cilat përmendin deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhin se ka marrë financime nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Rama thekson përmes një postimi në Twitter, ku ka përdorur edhe një gjuhet ruse, se është domosdoshmëri e drejtësisë së re që të hetohet rasti.


Sipas tij drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde.

“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, tha Rama.

“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… (Oh, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë) Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…”, shkruan Rama në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori