Rama prezanton ekipin e tij qeverisës, pesë drejtori nën udhëheqjen e PDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot ekipin e tij të drejtorëve, ku katër drejtori do të udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës.
Rama në konferencën për media tha se ekipin e tij e ka përzgjedhur në mënyrë që të mund të arrihet transformimi i Prishtinës, transmeton Telegrafi.
"Pas një kohë të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës", tha ai.
Rama po ashtu njoftoi se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet edhe emërimi i drejtorit të kulturës.
Më poshtë drejtorët e emëruar:
Alban Zogaj - Nënkryetar Donjeta Sahatçiu - Nënkryetare Arbër Sadiki - Drejtor i Urbanizmit Mimoza Sylejmani - Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Krenar Xhaferi - Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave Besianë Musmurati – Drejtoreshë për Arsim Doruntinë Maloku - Drejtoreshë e Pronave Ilirik Musliu - Drejtor i Shërbimeve Publike Granit Rugova - Drejtor për Sport Donat Lushaku - Drejtor i Kadastrit Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale Izet Sadiku - Drejtor i Shëndetësisë Valbona Makolli - Drejtoreshë e Financave Florian Dushi - Drejtor i Inspeksionit Plator Gërdovci - Drejtor i Bujqësisë Bersant Beka - Drejtor i Administratës /Telegrafi/



















































