LAJMI I FUNDIT:

Rama: Përfshirje të plotë Ballkanit në NATO

Rama: Përfshirje të plotë Ballkanit në NATO

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi se “përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”.

“Anëtarësimi në NATO ishte historik dhe përcaktoi të ardhmen e re për Shqipërinë. Shqipëria është e interesuar që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO. Integrimi i Kosovës, nuk është domosdoshmëri për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”, tha Rama.


Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi: “Shqipëria do të vazhdojë të mbetet anëtare aktive e NATO-s dhe duhet konsoliduar marrëdhënia për sigurinë e përbashkët”.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, Meta tha: “Shqipëria do të vërë në dispozicion kapacitetet e saj modeste për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së refugjatëve. Kemi detyrimin si botë e civilizuar t’u japim ndihmesë dhe strehë refugjatëve. Duhet të veprojmë si një trup i vetëm ndaj sfidave për t’i treguar botës se jemi të fortë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori