LAJMI I FUNDIT:

Rama për vrasjet e 21 janarit: Drejtësia më pranë se kurrë, rigjykim pas reformës

Rama për vrasjet e 21 janarit: Drejtësia më pranë se kurrë, rigjykim pas reformës

Në 6-vjetorin e 21 janarit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot drejtësia për katër vrasjet në bulevard është më afër se kurrë dhe kjo falë reformës në drejtësi.

“21 janari është një nga ato momentet në historinë e një vendi që krijojnë një peng dhe që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur dhe për të çliruar pengun që krijojnë, por pa as më të voglin ndryshim, sot falë procesit të reformës në drejtësi, drejtësia për 21 janarin është më afër dhe marrja e drjetësisë është një opsion shumë më realist seç ishte”, tha Kryeministri.


Duke folur në takimin e organizuar në Pallatin e Brigadave me familjarët e viktimave, Kryeministri tha se pikërisht kjo ngjarje tragjike ishte motivi më i madh që e shtyu atë personalisht dhe mazhorancën në ndërmarrjen e reformës në drejtësi.

“Është fakt i padiskutueshëm se vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjeve, arsyeja më e fortë për të ndërmarrë ne reformën më të thellë dhe më transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vjetësh. 21 janari ka qenë një motiv dhe mbetet një motiv i patjetërsueshëm që jo vetëm të hapim këtë reformë, që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën, por edhe ta çojmë atë përpara nga Kushtetuta si letër në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit dhe qytetarëve”, tha ai.

Rama tha se Qeveria njeh de facto si krim shtetëror këto vrasje dhe premtoi njohjen edhe de jure të tij, për t’i dhënë mundësi rihapjes së çështjes dhe rigjykimin e saj pas reformës në drejtësi.

Ky rigjykim, tha Rama, nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë.

“Kjo Qeveri ka bërë maksimumin për këtë çështje, por do të vazhdojë detyrën duke njohur edhe de jure, sepse de facto e njohim, si krim shtetëror 21 Janarin, qoftë edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi rigjykimit të çështjes, rigjykim që nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë”, deklaroi ai.

Më pas, kryeministri dhe familjarët bënë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku humbën jetën 4 protestuesit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori