LAJMI I FUNDIT:

Rama: Paga e policëve të Shqipërisë më e larta në rajon

Rama: Paga e policëve të Shqipërisë më e larta në rajon

Pagat e policisë do të rriten prej 1 marsit 2017, duke kapur nivelin e lartë të rajonit tonë, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “Policia e Gjeneratës së Re”. “

Me buxhetin e vitit të ardhshëm duke filluar nga 1 mars 2017 pagat tuaja jo vetëm do të rriten përsëri po tanimë ato do të kapin nivelin e lartë të rajonit tonë.


Duke mishëruar edhe zbatimin tonë që kemi një polici shteti ndër më të mirat në rajon dhe ndër më të mbështeturat financiarisht dhe moralisht në rajon”, tha Rama. Kryeministri shpalosi dhe ambicien e qeverisë shqiptare, që brenda një 10-vjeçari policia shqiptare të jetë ndër më të mirat në BE.

“Ambicia jonë është që në një 10-vjecar policia jonë të jetë ndër më të mirat në BE. Ne jemi të vendosur të ecim drejt një objektivi, ashtu sikurse jemi 100% të bindur se ky objektiv është jo vetëm i mundshëm por edhe tërësisht në mundësitë tona”, vijoi Rama.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan policinë e sotme shqiptare një histori suksesi, plot mundësi për të fituar çdo sfidë.

“Policia sipas sondazheve është institucioni më i besuar në vend. Sot çdo tregues flet për një histori suksesi me plot mundësi për të fituar çdo sfidë që kemi parë. Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve, është rritur lufta kundër drogës, pasuria kriminale e sekuestruar. Polici vullnetar hapësira për t’u bërë bashkë me qytetarët duke u përfshirë vet ata. Janë disa qindra brenda pak ditësh kërkesa e të rinjve dhe të rejave për të shërbyer disa orë vullnetarisht”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori