Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendet pjesëmarrëse në Ballkanin e Hapur do të mblidhen sërish në një tjetër samit, pasi kjo nismë do të ecë paralelisht me Procesin e Berlinit.
Kujtojmë se në Procesin e Berlinit marrin pjesë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, tre shtete të rajonit që nuk janë zyrtarisht në Ballkanin e Hapur.
I pyetur nga nga gazetarët gjatë vizitës së tij në Maqedoni për mbledhjen e dy qeverive nëse ia vlen më të vazhdohet me Ballkanin e Hapur, Rama u përgjigj: “Ia vlen edhe më shumë, sepse kështu ndërrojnë vendin lokomotiva me vagonët dhe procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët.”
“Dhe praktikisht ne kemi shtyrë procesin përpara duke dhënë një mesazh shumë të qartë që nuk kemi pse presim. Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm ndërsa Ballkani do të jetë i përjetshëm, sepse nuk besoj se do të duhet të na marrin përdore të tjerët”, tha Rama.
Kryeministri tha se në samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Shqipëri, kanë shprehur interes që të jenë të pranishme edhe shtete të tjera.
“Këtu kam parasysh Greqinë, Turqinë, Italinë… Më vjen jashtëzakonisht mirë që edhe procesi i Berlinit ka ristartuar. Çfarë kemi firmosur në Berlin? Ato që kishim firmosur më parë vetë në Ballkanin e Hapur”, shtoi Rama.
Ndërsa kryeministri maqedonas, Dimitar Koveçevski, bëri thirrje që askush të mos frikësohet nga Ballkani i Hapur.
“Është një ide origjinale e politikës dhe biznesit. Kufijtë e vetëm që kanë mbetur janë ata në Ballkan. Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë e Serbisë. Ne dëshmuam se nuk kemi nevojë për këto kufij, pasi popujt në këto treva janë vëllezër. Sot kemi politikanë që punojnë që të mos i kemi këto kufij”, tha Kovaçevski.
Dy kryeministrat folën në një konferencë të përbashkët për mediat nga Shkupi, pas mbledhjes së dy qeverive, ku u nënshkruan 21 marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'