LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk besoj se Meta do të ketë rol bllokues. Projekti im, “PS+”

Rama: Nuk besoj se Meta do të ketë rol bllokues. Projekti im, “PS+”

Në një bashkëbisedim me gazetarët të zhvilluar mëngjesin e së martës në një kompleks të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

“Gjithkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj – lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj – lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, ka thënë Rama për Metën.


Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka mohuar që prishja e partneritetit me LSI të jetë bërë shkas për shkrirjen e disa ministrive. “Nuk kemi shkrirë ministritë e drejtuara nga LSI, nuk ka lidhje kjo. Kemi shkrirë edhe atë të Financave me atë të Ekonomisë, që nuk drejtoheshin nga LSI”, ka thënë Rama.

Në vijim të përgjigjes ndaj interesit të mediave, Rama ka lënë të hapur opsionin e bashkëbisedimit me opozitën gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Nuk besoj se do të jetë takim i përjavshëm (me Bashën), por do të ketë takime ndoshta një herë në dy apo tre muaj për diskutimin e çështjeve. Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur”, ka thënë Rama, referuar edhe marrëveshjes parazgjedhore me PD.

I pyetur lidhur me mospërfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe emrave të tjerë të spikatur të PS në qeverinë e re, Rama ka dhënë këtë sqarim: “Qeveria nuk është si kombëtarja, nuk është një seleksion. Të gjithë janë njësoj sepse ne kemi nevojë të kemi edhe një grup të fortë partiak”, ka thënë Rama.

Në këtë drejtim, ka saktësuar ai, socialistëve i duhet një grup i mirë zëvendës ministrash. “Na duhet të kemi ekipe që të funksionojnë si ekipe politike dhe çdo zëvendës ministër duhet të ketë kapacitetet që ka një ministër, i cili do ndjekë proceset. Ndërsa ministrat do të kenë një detyrë udhëheqëse e koordinuese të këtyre grupeve politike”, ka thënë Rama.

Duke qëndruar tek PS, kryeministri ka paralajmëruar edhe projektin “Partia Socialiste +”, që sipas tij ka të bëjë me të ardhmen e partisë. “Ne synojmë edhe një PS+. Sepse unë mendoj edhe për të ardhmen e PS”, ka theksuar Rama, pa saktësuar nëse kjo nënkupton aleancë me partitë e tjera, si për shembull me PDIU-në.

Mes të tjerash kreu i qeverisë ka nënvizuar se sfidë e kabinetit të tij do të jetë forcimi i mekanizmave të institucioneve publike, duke reduktuar burokracitë. Një shembull për këtë është edhe shkrirja e Ministrisë së Integrimit tek ajo e Jashtme.

“Ne do ta spostojmë pjesën e problematikave të integrimit, që kanë të bëjnë me përgatitjen e dikastereve, tek MPJ. Për këtë kemi shembullin e Hungarisë dhe Sllovakisë. Kur të hapen negociatat do të ketë një kryenegociator dhe nuk është e nevojshme të ketë një burokraci kaq të madhe”, ka vijuar Rama.

Me humor, Rama ka ritheksuar opinionin e tij se lideri i opozitës është “çun i mirë”, i shprehur gjatë fushatës elektorale. “Po, po”, ka thënë ai kur është pyet nëse i qëndronte vlerësimit për rivalin politik. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori