LAJMI I FUNDIT:

Rama në OKB: BE t’i mbajë dyert e hapura, jo izolimit të Kosovës

Rama në OKB: BE t’i mbajë dyert e hapura, jo izolimit të Kosovës

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka dekalruar se prioritet i qeverisjes së tij është anëtarësimi në BE.

“Integrimi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Është aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë është çelësi”, ka deklaruar Rama.


Nga ana tjetër, ka theksuar kreu i qeverisë, Shqipëria pret që partnerët europianë të hapin dyert për negociatat e anëtarësimit.

“Shpresojmë që BE, pavarësisht krizës aktuale, zgjerimin ta ketë prioritet. Aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, aq edhe BE ka nevojë për një Ballkan më të zhvilluar e të qëndrueshëm”, ka thënë Rama. Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare. “Prandaj ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi.

Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, ka shtuar Rama. Ndër të tjera gjatë fjalimit të t ij, kryeministri shqiptar ka folur për kërcënimet që i kanosen sot mbarë botës nga fenomenet e rrezikshme si terrorizmi dhe ekstremizmi. “Rendi global është sfiduar seriozisht. Asnjë vend, sado i madh e i fuqishëm nuk mund të përballet me këto probleme i vetëm. Këto kriza kërkojnë një aksion të bashkërenduar. Disfata e ISIS në terren nuk do të thotë se ai do të zhduket përfundimisht”, ka thënë Rama. Duke theksuar se, Shqipëria ishte një prej vendeve të para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar, kryeministri ka shtuar se vendi ynë është i gatshëm t’i kryejë detyrat e tij në këtë drejtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori