LAJMI I FUNDIT:

Rama këshillon shqiptarët e Maqedonisë: Të gjithë në qeveri, njësoni programin

Rama këshillon shqiptarët e Maqedonisë: Të gjithë në qeveri, njësoni programin

Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverise së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj.


Vizion Plus ka mësuar se kryeministri Edi Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare. Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të pasur një përfaqësim sa më të plotë në qeverinë e ardhshme të Shkupit, me qëllim, ushtrimin e presionit pozitiv për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Këtij dokumenti i ka paraprirë një takim që kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Tiranë, pak kohë më parë. Në qendër te takimit, ka qenë rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni dhe theksi është vendosur tek fakti që shqiptaret kanë rol përcaktues në kabinetin e ri qeverisës.

Pas rezultatit zyrtar të shpallur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, rezultoi se OBRM-PDUKM, partia e kryeministrit të detyre, Nikola Gruevski, mori 51 deputetë, LSDM e opozitarit Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI me 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë e PDSH vetëm 2 deputetë. Ajo që ra më shumë në sy nga votimi i 11 dhjetorit, ishte fakti se shqiptarët në masë votuan për partinë maqedonase LSDM, tregues i një revolte ndaj partive politike shqiptare, të cilat për elektoratin e tyre nuk ka përmbushur pritshmërinë në mbrojtje të interesave.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, deputeti shqiptar i zgjedhur nga listat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, ka theksuar se partisë së Nikolla Gruevskit, nuk i duhet dhënë asnjë shans për të qeverisur Maqedoninë, kjo për shkak të persekutimit që regjimi i OBRM-PDUKM i ka bërë shqiptarëve. Ai theksoi se zgjidhja për të refuzuar njëherë e mirë regjimin e Gruevskit është një qeveri e krijuar nga LSDM, ku pjesë do të jenë edhe partitë shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori