LAJMI I FUNDIT:

Rama flet për “Open Ballkan”, thotë se me Vuçiqin nuk bisedoi për situatën në veri të Kosovës

Rama flet për “Open Ballkan”, thotë se me Vuçiqin nuk bisedoi për situatën në veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për “Open Ballkan”.

Rama ka ripërsëritur se “Open Ballkan” është rruga jonë e përbashkët.

“Tani jam edhe më i bindur sesa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht se kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por është e rëndësishme se kjo është mosdakordësi në politikë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga kjo. Themeli i dakordsisë tonë është i një natyre tjetër jo politike por kombëtare dhe vëllazërore”, tha Rama.

Ai shtoi se dashurinë për Shqipërinë nuk e ka ndarë nga dashuria për Kosovën.

Tutje Rama është pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Aleksandar Vuçiq pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Rama theksoi se nuk ka biseduar dhe se nuk ka pasur çfarë të ndërmjetësoj pasi që sipas tij Kosova në këtë pikë ka të drejtë.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiqin apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë thonë me vëllain tim Vuçiqin sepse nuk ka asnjë për të ndërmjetësuar këtu sepse këtu kemi të bëjmë me të drejtën dhe e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah me Kosovën siç është edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtarë”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori