LAJMI I FUNDIT:

Rama e Çeku njihen me qytetin e Belfastit, para ndeshjes Kosovë-Irlandë e Veriut

Rama e Çeku njihen me qytetin e Belfastit, para ndeshjes Kosovë-Irlandë e Veriut

Pak para fillimit të ndeshjes që Kosova e zhvillon si mysafir i Irlandës së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku nën shoqërimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott kanë bërë një shëtitje në kryeqytetin irlandez.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasadori britanik në Kosovës Nicholas Abbott.


Ai tha se pati mundësi që sot t’ua tregoj Çekut dhe Ramës një pjesë të historisë së Belfastit.

“Përpara ndeshjes në mes të Kosovës e Irlandës së Veriut, sot pata mundësinë t’i tregoj Hajrulla Çekut dhe Përparim Ramës rreth Belfast dhe Derry/Londerry të bukur”, ka shkruar ai.

Abbott po ashtu ka shkruar se gjatë shëtitjes patën disa diskutime për historinë irlandeze.

“Ne patëm disa diskutime magjepsëse për këtë pjesë të historisë së Britanisë, dhe disa nga hapat praktikë të ndërmarrë këtu për të shkuar përtej një trashëgimie konflikti dhe ndarjeje”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Irlanda e Veriut do të fillojë sot në orën 18:00, dhe do të luhet në Belfast.

Në Belfast kanë udhëtuar po ashtu edhe tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori