LAJMI I FUNDIT:

Rama dhe Osmani relaksojnë raportet, shihen me humor të mirë

Rama dhe Osmani relaksojnë raportet, shihen me humor të mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimet e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Ndër  shumë fotografi të postuara në Facebook, Rama ka zgjedhur edhe një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shihen në humor të mirë.


Ndryshe, gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë, Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama, transmeton Telegrafi.

Ai tha se është “shumë i shqetësuar për shkak se rreziku sa vjen dhe shtohet nga viti në vit”.

Më tej, Rama tha se për Bashkimin Evropian do duhet të ishte e mjaftueshme për ta dënuar Serbinë, për aq kohë sa vendosën që të shpallin ditë zie për vdekjen e terroristëve që vranë policin në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori