LAJMI I FUNDIT:

Rama dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës: E papranueshme që ushtria të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve

Rama dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës: E papranueshme që ushtria të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për situatën në Kosovë i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. 

Rama dënoi nga Kroacia vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga agresorët serbë, si dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd.


Rama u shpreh se është pozitive reduktimi i forcave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës.

Por shtoi se është e papranueshme që ushtria e një vendi që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve.

“Shqipëria për herë të paë në të paktën 10 vitet e fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të BE, e cila ishte një deklaratë që pasonte takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, por për arsye proceduriale duhet të bëhej publike në një kohë kur ndodhi përplasja në veri”, tha Rama.

Shqipëri-Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore
Lexo po ashtu Shqipëri-Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore

“Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet”, tha kryeministri shqiptar.

“Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori