LAJMI I FUNDIT:

Ralf Rangnick ka identifikuar transferimin e parë të Man Utd, klauzola e tij është 40 milionë euro

Ralf Rangnick ka identifikuar transferimin e parë të Man Utd, klauzola e tij është 40 milionë euro

Ralf Rangnick e ka identifikuar mesfushorin Amadou Haidara të RB Leipzig si nënshkrimin e tij të parë si trajner i Manchester United.

63-vjeçari, aktualisht shef i sportit dhe zhvillimit në Lokomotiva Moskë, pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore si trajner i përkohshëm i Man United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.


Si pjesë e marrëveshjes, ai do të marrë një rol si konsulent dhe do të thotë se kush do të jetë trajner i ardhshëm i përhershëm i United pasi të përfundojë periudha e tij në krye.

Sipas Mirror, Rangnick dëshiron të marr Haidaran nga ish-klubi i tij në janar.

United ka nevojë të madhe për një mesfushor të ri qendror dhe 23-vjeçari është një lojtar që Rangnick e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

Si drejtor sportiv te Red Bull Salzburg dhe RB Leipzig, ai e solli Haidarën në Gjermani për 17 milionë funte në vitin 2019.

Sezonin e kaluar, Haidara për skuadrën gjermane ka bërë 43 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Malit ka një klauzolë lirimi prej afër 40 milionë euro dhe tashmë ka pranuar se “ëndërron” të luajë për Man United në një moment të karrierës së tij.

Rangnick vlerësohet se ka pasur një ndikim të madh te trajnerët si Jurgen Klopp, Thomas Tuchel, Ralph Hasenhüttl dhe Julian Nagelsmann./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori