LAJMI I FUNDIT:

Rakitic feston si i ‘çmendur’ triumfin e Sevillas në Ligën e Evropës, Barcelona zemërohet me gjestin e mesfushorit

Rakitic feston si i ‘çmendur’ triumfin e Sevillas në Ligën e Evropës, Barcelona zemërohet me gjestin e mesfushorit

Barcelona është ndarë shumë e zemëruar me kroatin Ivan Rakitic pasi ai festoi mbrëmë triumfin e Sevillas në Ligën e Evropës ndaj Interit në finale.

Kroati kaloi katër vite të mira te Sevilla, ku edhe fitoi trofeun e Ligës së Evropës në vitin 2014, por Rakitic ka mbetur ende me zemër te ky klub pasi festoi si i çmendur pas fitores 3-2 ndaj Interit në Koln të Gjermanisë.

Rakitic u pa duke kërcyer në një pishinë gjatë një interviste kur festoi fitoren e madhe – duke treguar qartë se ai ende ka një dashuri për Sevillan.

E ndërsa Barça është në dijeni të kësaj, Mundo Deportivo raporton se klubi beson se ai ishte ‘joprofesional’ me këtë festë duke pasur parasysh që ishte vetëm një javë pasi ekipi i tij pësoi një humbje të turpshme 8-2 nga Bayern Munich.

Mesfushori iu bashkua Barcelonës nga Sevilla gjashtë vjet më parë dhe ka fituar katër tituj të La Liga, katër Copa Del Rey dhe një Ligë të Kampionëve.

Megjithatë, ish-lojtari i Schalkes ka humbur vendin e titullarit këtë sezon, dhe ishte zëvendësues i papërdorur në humbjen ndaj Bayernit në çerekfinale në Lisbonë.

Ai ka qenë i lidhur me një rikthim emocional në Andaluzi, megjithëse Spurs dhe Arsenali thuhet gjithashtu se janë të interesuar për Rakitic.

Kroati ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, mirëpo mund të largohet këtë verë si pjesë e një revolucioni të madh në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori